Zyrtare, FSHF konfirmon miqësoren historike kundër Italisë

Filed under: Sporti |

10704055_289143641281937_5735002360540295380_nFederata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot se është arritur akordi me palën italiane, për të zhvilluar një ndeshje miqësore midis dy Kombëtareve të vendeve respektive.Ndeshja miqësore Itali-Shqipëri do të luhen më 18 nëntor të këtij viti në qytetin e Parmës. Siç njofton edhe FSHF, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Tardini” të këtij qyteti në orën 18:00.Kjo është hera e parë në histori që Shqipëria dhe Italia do të përballen me njëra tjerën. Kjo gjë ka ndodhur më parë me grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21, por jo midis dy Kombëtareve A Akordi midis dy federatave ka ardhur pas bisedës së zhvilluar midis dy tranjerëve italianë Gianni de Biassi dhe Antonio Conte për këtë çështje.