Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Zgjohet pas një viti në koma talenti i Ajaksit

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Pak më shumë se një vit nga pragtragjedia në fushën e blertë, gjatë miqësores së 8 korrikut të 2017-s me Werder Bremen, Abdelhak “Appie” Nouri është rizgjuar nga gjendja e komës.Për shkak të një aritmie, talenti i Ajaksit pësoi një kolaps kardiovaskular, i cili i shkaktoi një dëmtim të rëndë dhe të përhershëm cerebral, por këtë të martë ka mundur të komunikojë me familjarë të tij përmes mimikës.
“Gjendja e tij neurologjike është më e mirë nga disa muaj më parë”, thotë i vëllai Abderrahim.Përgjatë këtyre muajve, djaloshi i ri nuk është harruar as në Itali. Ish-shokët e tij të skuadrës, Justin Kluivert (sot te Roma) dhe Younes (te Napoli) kanë vendosur të mbajnë veshur fanellën me të njëjtin numër që kishte Nouri tek Ajaksi, 34-n.

Mesfushori i Ajaksit të Amsterdamit, Abdelhak Nouri do të vuajë përgjithmonë dëmtime serioze në tru, pas një incidenti fatkeq në miqësoren ndaj Werder Bremen fundjavën e kaluar.Bota e futbollit është bashkuar rreth dramës së talentit të ekipit holandez, që u regjistrua në Hipah, gjatë fazës përgatitore në Austri. Tashmë, analizat e specializuara dhanë diagnozën e saktë dhe të rëndë mbi 20-vjeçarin.

Edhe pse Nouri e mori veten nga incidenti, që i ndali për pak sekonda zemrën, doktorët nuk ishin në gjendje të ekzaminonin trurin e futbollistit, derisa ai doli nga koma e induktuar. Spitali i Innsbruckut në Austri ishte fillimisht optimist pas skanimeve, por këtë të enjte u konfirmuan dhe zhvillimet tragjike.“Jemi thellësisht të trishtuar që Abdelhak Nouri do të vuajë dëmtime të përhershme dhe serioze në tru. Lutjet dhe mendimet tona shkojnë për të dhe familjen”, shkruan skuadra e Ajaksit në një komunikatë. 20-vjeçari i lindur në Amsterdam shihej si një premtim i madh i futbollit holandez, por me të gjitha gjasat nuk do të prekë më fushat e lojës.