Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vllaznia emëron trajnerin dhe drejtorin sportiv

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |


Klubi i Vllaznisë ka hedhur një tjetër hap drejt organizimit të përgatitjeve për të garuar në Kategorinë e Parë, ku ra pas shumë vitesh. Kështu pasi zyrtarizoi Suad Licin si administrator, sot ka përzgjedhur edhe trajnerin e skuadrës dhe drejtorin sportiv.

Kështu hasan Lika do të jetë timonieri i kuqebluve për sezonin e ri, me synimin e vetëm, të rikthejë skuadrën sërish në elitë.Tekniku durrsak vjen pas një eksperience shumë pozitive me Luftëtarin në Katëegorinë Superiore dhe do të provojë të sjellë suksesin edhe në Shkodër.

Sa i përket drejtorit sportiv, u përzgjodh Ergin Firat, i cili kandidonte edhe për postin e trajnerit gjithashtu.Kujtojmë që muajin e kaluar me klubin shkodran plasi humori, pasi bëri thirrje në Facebook, për të aplikuar për dy pozicionet e lartpërmendura.