Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vettel, rekord dhe “pole” në Singapor; zhgënjen Mercedes

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Sebastian Vettel ngriu në fund të provave zyrtare buzëqeshjen e Mercedes dhe të Lewis Hamilton.Piloti i Ferrarit regjistroi kohën rekord prej 1.39.491 në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, duke siguruar nisjen nga vendi i parë për garën e së dielës.Ky ishte “pole position” i tretë për Ferrarin këtë kampionat dhe i katërti personal për Sebastian Vettel në pistën e Singaporit.

Raikonen, me makinën tjetër Ferrari do të niset nga vendi i katërt, ndërkohë që “sanduiç” mes dy “Kokëkuqeve” do të jenë dy makinat Redbull, me Verstappen që niset i dyti dhe Ricciardo i treti.
Vetëm vendi i pestë për Lewis Hamilton dhe fill pas tij shoku i skuadrës, Valteri Bottas.Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet të dielën në orën 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.