Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ujkani: Kosova duhet të fitojë për të nderuar Fadil Vokrrin

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Pritshmëritë në Kosovë para ndeshjes me Ishujt Faroe për Nations League janë të larta.
Të gjithë mendojnë për fitoren, aq më tepër në takimin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.Kapiteni Samir Ujkani në konferencën për shtyp deklaroi se përtej presionit të rezultatit, skuadra duhet të nderojë këtë figurë të madhe të futbollit kosovar, emri i të cilit është përjetësuar me stadiumin e ri.

“Presioni është i madh për të marrë fitoren, jemi përgatitur shumë në këtë ndeshje të parë në “Fadil Vokrri”. Kemi dy vite që presim për të luajtur në stadiumin tonë. Duhet të nderojmë emrin e ish-presidentit Fadil Vokrri”, deklaroi portieri i Kosovës.

“Atmosfera është shumë e mirë brenda grupit. Jemi djem të mirë dhe e duam Kosovën. Jemi si vëllezër. Kemi fituar me Ishujt Faroe në miqësoren e parë ndërkombëtare pas njohjes nga FIFA, tani është krejt tjetër, sepse luhet për pikë. Ne do të japim maksimumin për të gëzuar popullin tonë”, theksoi Ujkani.