Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

U19 përballës sfidës së dyfishtë me Kazakistanin

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Përfaqësuesja U19 e drejtuar nga Erjon Bogdani përgatitet për dy ndeshjet e radhës miqësore që do të luajë në datat 24 dhe 27 mars, kundër Kazakistanit, të cilat do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Lushnjes, “Roza Haxhiu”.

“Këto dy ndeshje me Kazakistanin do të na shërbejnë që skuadra të jetë në një formë sa më të mirë për kualifikueset që do të nisin në muajin tetor. Pres që të konsolidojmë stërvitjet që bëmë në janar dhe t’u japim përparësi ndeshjeve siç i luajtëm në turneun “Roma Caput Mundi”. Zhvilluam një lojë shumë të mirë në të 3 ndeshjet, shënuam 9 gola, edhe pse humbëm me penallti finalen kundër Rumanisë. Jam i kënaqur, shpresojmë që edhe në këto dy ndeshje të vijojmë me këto paraqitje”, deklaroi Bogdani.

Në listën e 25 lojtarëve që ka grumbulluar Bogdani për këto ndeshje të datëlindjes 2000, 10 prej tyre janë të kampionatit shqiptar dhe pjesa tjetër e lojtarëve vjen nga liga të ndryshme të kampionateve të huaja. Grumbullimi do të fillojë ditën e hënë, ndërkohë që këto ndeshje janë në kuadrin e përgatitjes së ekipit kombëtar për elimintatoret e Europianit që fillojnë në tetor të këtij viti.