Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Tronditëse/ Rey Manaj shënon në Spanjë, më pas e kërcënojnë me vdekje

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Skuadra e Albacetes ka arritur të marrë një fitore të merituar në transfertë përballë skuadrës së Majorcës.Në këtë sfidë protagonist ishte dhe Rei Manaj, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij që në minutën e katërt.Por gjatë ndeshjes Manaj bëri dhe një ndërhyrje të keqe ndaj një prej kundërshtarëve të cilin e detyroj të largohej me ambulancë drejt spitalit.

Menjëherë për këtë episod është ngritur i gjithë stadiumi duke i thënë “Vrasës” Manajt.
Ndërkohë pas ndeshjes ka folur dhe vetë lojtari i Kombëtares shqiptare teksa ka thënë: “Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu”.