Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Titujt vendosen në tavolinë, Juve nuk është skuadra e vetme që përdor doping

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

during the Serie A match between Parma FC and Cagliari Calcio at Stadio Ennio Tardini on December 14, 2014 in Parma, Italy.


Zdenek Zeman shquhet për deklaratat e tij të forta. Çeku ka lëshuar “bombën” e radhës, teksa në një prononcim për “IDNES.cz” 71-vjeçari ka folur për hijet e dopingut si dhe për titujt që vendosen në tavolinë.Sipas trajnerin në futboll ekzistojnë disa sisteme që në futboll bëjnë të mundur që të vendoset para fillimit të sezonit se cila skuadër do fitojë.“Problemi i doping ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Uroj vetëm që lojtarët e rinj të kuptojnë se sa e dëmshme është kjo gjë. Nëse do t’i bëja përsëri deklarata të caktuara? Pa asnjë dyshim, e kam bërë për futbollin.Sigurisht, Juventus nuk është e vetmja skuadër që përdor substanca të palejuara si EPO dhe steroide, por drogat nuk i përkasin sportit. Karriera ime ka qenë një sukses, edhe pse mund të punoja akoma më mirë. E vlerësoj shumë që France Football më ka klasifikuar mes 30 trajnerëve më të mirë të historisë.Më mungojnë titujt? Po, por varet nga cili këndvështrim i sheh. Shpesh titujt vendosen në tavolinë dhe nuk e kam fjalën për Juventusin. Ka disa sisteme në futboll që bëjnë të mundur që të vendoset para fillimit të sezonit se kush do të fitojë. Një futboll i tillë nuk më pëlqen. Do të më pëlqente futbolli i pastër, duke lënë të fitojë më të mirin”, u shpreh Zeman.