Tirana merr fitoren e pare , mposht 3-1 Luftëtarin

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |


Tirana ka arritur që të marrë fitoren e parë në kampionat pas 3 javëve të para ku nuk kishte provuar suksesin.Bardheblutë mposhtën me rezultatin 3-1 Luftëtarin në “Selman Stërmasi” me gola të Blazhevskit, Turtullit dhe Grecës, ndërsa gjirokastritët kishin gjetur barazimin e përkohshëm pas një autogoli të Dokës.Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë pas dy kartonëve të kuq.