Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Tifozët e Tiranës kthehen në stadium , sulmojne Halilin .

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Grupimi “Tirona Fanatics” është kthyer sot në tribunat e stadiumit “Selman Stërmasi” por me sa duket nuk do të ndalin së kontestuari presidentin e bardhebluve, Refik Halili. Kjo u pa qartësisht që në minutat e para të ndeshjes kundër Ilirisë, ku mbështetësit e Tiranës shpalosën që në fillim një parullë të madhe kundër tij.“Koha jote mbaroi” ishte parulla që ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në tribunën ku pozicionohen zakonisht “Tirona Fanatics”. “Histori e deformuar, president i dështuar”, ishte mesazhi tjetër që i kushtohej presidentit të bardhebluve.“Mbi Tiron, për ne veç Zoti. Fali s’ngeli jetim, ai është i joti”, ishte një tjetër parullë që u shpalos në tribunë.Më pas është shpalosur një tjetër parullë thumbuese në adresë të presidentit të bardhebluve, duke ironizuar me të. “Këngëtar-stonon, ndërtues-mashtron, president-dështon. Gjeje kush është?!”, shkruhej në parullën që i kushtohej Halilit.

fanatics halili