Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Thoma Strakosha nuk di të zbresë nga froni i Seria A

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Thoma Strakosha vijon me paraqitjet e tij spektakolare, duke treguar që vazhdon të ruajë formë optimale.

Portieri Kombëtares shqiptare është përzgjedhur në formacionin e javës në Seria A për herën e tretë rradhazi, pas paraqitjeve tëshkëlqyera ndaj Juventus dhe Cagliari.

Falë pritjeve të Strakoshës, Lacio arriti të marrë tre pikë të rëndësishme në transfertën e Bolonjës, me rezultatin 1-2.

Portieri 22-vjeçar e ka kthyer në rutinë përzgjedhjen në formacionin e javës pasi ka tre javë që qendron në fron duke lënë në hije emra legjendë si Buffon, Handanovic apo Donaruma.

Strakosha ka bërë 10 paraqitje të plota me Lacion në këtë kampionat, plot 900 minuta për djaloshin shqiptar, i cili ka bërë edhe dy paraqitje me kombëtren tonë, në deshjen ndaj Izraelit dhe Italisë.