Superliga kosovare/ Prishtina e Josës bën hap fals, sulmuesi i Skënderbeut shënon tregolësh

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Prishtina e drejtuar nga trajneri shqiptar, Mirel Josa, ka humbur jashtë fushe 1-0 ndaj Drenicës. Një hap i gabuar i kryeqytetasve, të cilët kryesojnë renditjen me dy pikë më shumë se Drita. Gjilanit do të kenë mundësi t’i parakalojnë nëse fitojnë nesër në fushën e Vëllazënimit të Gjakovës.

Ndërkohë sfida midis Llapit dhe Trepçës 89 ka përfunduar në barazimin 3-3. Sulmuesi i Skënderbeut, i cili luan i huazuar te Trepça, Oto Xhon, ka shënuar të tre golat e ekipit nga Mitrovica që drejtohet nga një tjeter teknik shqiptar, Gugash Magani.