Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Stadiumi i Kukësit, FSHF dhuron 2.5 milionë euro

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhuruar 50% të shumës që nevojitet për të ndërtuar stadiumin e ri të Kukësit. Në fakt do të jetë një bashkëpunim mes federatës dhe qeverisë shqiptare, ku të dyja palët do të financojnë nga 2.5 milionë euro.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit të FSHF-së, ku mes disa vendimesh u miratuar edhe fondi prej 2.5 milionë euro, që përkthehet në 50% të shumës për ndërtimin e stadiumit të skuadrës verilindore, pasi në total projekti do të kushtojë 5 milionë euro.

Deri në këto momente akoma nuk është krijuar një projekt fiks dhe pritet që të jepet tenderimi për firmën që do e ndërtojë. Me sa është zbuluar deri më tani stadiumi parashikohet të jetë 6500 vendesh dhe do të jetë i kategorisë Elite 3 i UEFA-s, duke qenë se kategoria Elite 4 ka kusht kapacitetin, të cilin ky stadium nuk do ta ketë aq të lartë sa e kërkon kjo kategori.Në këtë stadium mund të zhvillohen ndeshje deri në fazën e grupeve të Champions dhe Europa League, gjë që do i japë mundësi Kukësit të luajë në shtëpi edhe ndeshje të këtij niveli nëse arrin të shkojë kaq larg.Punimet parashikohet të fillojnë vitin e ardhshëm dhe kohëzgjatja mendohet të jetë rreth 9 muaj, që do të thotë se brenda vitit 2019 Kukësi do inagurojë stadiumin e ri.