Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ze Maria tek Tirana, Halili premton Tiranen e endrrave .

Filed under: Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Presidenti Refik Halili e filloi konferencën me një “Mea Culpa” për situatën ku është Tirana. Halili thekoi se në këtë periudhë i është bërë shumë presion për t’i marrë aksionet, por askush nuk ka dalë hapur, askush nuk do të shpenzojë për Tiranën ka thënë ai që i hap rrugën e bashkëpunimit ish-aksionerit Nuri apo aksionerëve të tjerë duke i ofruar falas aksionet.

“Unë i kërkoj çdo tifozi ndjesë. Kurrë nuk e kam menduar që ne do të shkonim këtu, por përsëri marr përgjegjësitë,,do të kërkoj dhe punoj, luftoj që të ringrihemi pas kësaj disfate. 34 përqind të aksioneve i keni në bashki. Kushtojnë me vlerë rreth 1 mln dollarë. Jam vetë në kalë, do të rrij vetë në kalë, sepse është gjaku im. Kush do le të shkojë e të blejë aksionet.

Sa i përket zgjedhjes së trajnerit brazilian, presidenti i Tiranës ka një emsazh për trajnerët shqiptarë.
Trajneri i ri i bardhebluve tha se nuk është frikësuar nga një ekuacion me shumë të panjohura, pasi eksperienca që ka akumuluar e bën të jetë optimist. Ish-futbollisti i kombëtares braziliane, Ze Maria u tregua i gatshëm të punojë me Tiranën

“Falenderoj presidentin që më kontaktoi dhe nuk kam ngurruar për asnjë moment pasi kam ardhur në një klub të madh me një të shkuar brilante. e di që tirana pasi të kalojë këto probleme do të rikthehet sërish në një të ardhme të madhe. Objektivi im presonal është i njëjti me klubin. dua të rikthehemi me tiranën në superiore”, thotë ai.

Në këtë konferencë presidenti Halili gjtihashtu ka shkarkuar 98% të stafit të akademisë së Tiranës dhe ka njoftuar ndryshime në pozicionine drejtorti Devi Muka dhe zëvendësit Ivan Gvozdenovic.