Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

UEFA garanton vizat e Skënderbeut

Filed under: Sporti shqiptar |

1191834-24914067-1600-900-620x348
UEFA ka zgjidhur problemin e udhëtimit të Skënderbeut peër takimin e dytë me Krusaders takim ky që luhet të martën e javës që vjen në Belfast. Pas refuzimit nga ambasada angleze në Athinë për të pajisur me vizë skuadrën dhe një grup tifozësh korçarë për në Irlandën e Veriut ka ardhur dhe reagimi i FSHF-së, duke kërkuar kështu zgjidhjen në organizmin më të lartë të futbollit europian.Zgjedhje që ka ardhur tashmë nëpërmjet Ambasadës Britanike në Paris aty ku sipas presidentit të ekipit tone kampion Ardjan Takaj lojtarët dhe stafi i Skënderbeut do të pajisen me vizë hyrëse “ekspres” për në vendin e vogël në ishull. Takaj, gjithashtu ka bërë më dije se udhëtimi i ekipit do te jetë me çarter. Kësaj radhe udhëtimi bëhet pa tifozët të cilët ishin bërë gati për të shoqëruar skuadrën. E gjithë kjo ka ardhur për atë se çmimi i udhëtimit nga ai i planifikuar në fillim është dyfishuar tashmë.Çmim që do të jetë i tillë edhe për skuadrën çka do të thotë se Rinas-Paris-Rejkjavik do të jetë shumë herë më i shtrejtë për kampionët. Udhëtim që kësaj radhe edhe për siguri është marrë në dorë nga UEFA, gjë e cila të paktën me ekipet tona ndodh për herë të parë. Ndaj, dhe për këtë presidenti i Skënderbeut ndihet më i qetë pas asaj çfarë ka ndodhur të enjten e kësaj jave me Skënderbeun në Ambasadën Britanike në Athinë.