Skënderbeu, ja lojtarët e grumbulluar për ne Slloveni

Filed under: Sporti shqiptar |

Ekipi i Skënderbeut do të niset nesër në mëngjes drejt Sllovenisë ku do të zhvillojë fazën përgatitore përpara ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Europës ku bardhekuqtë do të marrin pjesë në këtë sezon. Trajneri Daja ka bërë një listë me 23 futbollistë, por sëbashku me ekipin pritet të udhëtojë edhe një staf të madh drejtuesish.

Në këtë udhëtim pritet të jenë plot 35 vetë, ku veç lojtarëve të ekipit të parë, stafit drejtues, teknik dhe atij mjekësor, do të jenë edhe tre lojtarë të rinj, të cilët do të bëjnë fazën me Skënderbeun në Roganska.

Ndërkohë, mësohet se presidenti Takaj nuk do të qëndrojë gjatë gjithë kohës me ekipi, teksa pritet që në Slloveni me skuadrën të bashkohen edhe pjesa tjetër e lojtarëve që nuk do të udhëtojnë ditën e nesërme, por edhe ata që do të afrohen në merkato.

Skënderbeu do të qëndrojë nga data 8 qershor deri më 22 qershor, pra plot 15 ditë Në listën prej 23 lojtarësh bien në sy tre emra të rinj. Bëhet fjalë për tre futbollistë të ekipit U-19, të drejtuar nga trajneri Jani Kaçi, që janë thirrur nga stafi teknik i Skënderbeut. Uerdi Mara, Anteo Osmanllari dhe Jorgo Pëllumbi janë tre lojtarët, të cilët do të fitojnë një përvojë të re në këtë grumbullim.

Lista e Sllovenisë
1.Orges Shehi
2.Erjon Llapanji
3.Aldo Teqja
4.Tefik Osmani
5.Kristi Vangjeli
6.Marko Radas
7.Bajram Jashanica
8.Gledi Mici
9.Reza Karimi
10.Bruno Lulaj
11.Xhefri Bushi
12.Leonit Abazi
13.Sabjen Lilaj
14.Bakari Nimaga
15.Donjet Shkodra
16.Bruno Dita
17.Liridon Latifi
18.Nazmi Gripshi
19.Enis Gavazaj
20.Xhejms Adeni
21.Anteo Osmanllari
22.Jorgo Pëllumbi
23.Uerdi Mara

Stafi drejtues
1.Ardjan Takaj (president)
2.Arlind Boshku (zv/president)
3.Gerhard Takaj (menaxher i përgjithshëm)
4.Ilirjan Përmeti (shef klubi)

Stafi teknik
1.Ilir Daja (trajner)
2.Ardian Mema (zv/trajner)
3.Gentjan Liçi (zv/trajner)
4.Ilir Bozhiqi (trajner portierësh)
4.Iris Selimi (përgatitës atletik)

Stafi mjekësor
1.Jorgo Pantazi (mjek)
2.Gëzim Qyli (fizioterapist)