Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Skënderbeu fillon shkëputjen, ndalet Partizani !

Filed under: Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

indexSkënderbeu ka nisur ndjeshëm shkëputjen pas javës së 21-të të Superiores, pasi ka mundur me lehtësi Tërbunin në “Qemal Stafa”, me rezultatin 3-1 dhe duke përfituar nga ndalimi i Partizanit në barazimin 1-1 në Shkodër, në minutën e fundit.

Korçarët zhvilluan një ndeshje me një drejtim ndaj debutuesve të Tërbunit, që vetëm pas 10 minutash lojë iu dorëzuan goleadorit më të mirë të kampioanti, Hamdi Salihi. Shkodrani u “thirr në apel” edhe për golin e dytë të takimit, në minutën e ‘62. Gjashtë minuta nga fundi, Renatinho çoi shifrat në 3-0, ndërsa goli i Jovanoviç për pukanët në minutat shtesë shërbeu vetëm për statistikë.

E ndërsa korçarët e siguruan fitoren lehtësisht, Partizani me shumë vuajtje mundi të merrte vetëm 1 pikë ndaj Vllaznisë së ringjallur. Të kuqtë shkuan të parët tek goli me Stefan Raçiç dhe për shumë minuta arritën të administronin lojën, por të besuarit e Cungut befasuan në limitin e kohës me një gol nga Dibra.

Tirana vuajti përballë Bylisit, por në fund mori 3 pikë shumë të rëndësishme të cilat i forcojnë pozitat në vendin e trëtë të klasifikimit. Për 73 minuta lojë bardheblutë qëndruan në kufijtë e zonës ballshiote, deri në momentin kur një 11-metërsh iu besua Gjergji Muzakës, për të sigluar avantazhin. 1 minutë para fundit, kryeqytetasit dyfishuan rezultatin me të riun Peçi.

Po rrëshqet gjithnjë e më shumë Kukësi, që nuk arriti të përfitonte as me faktorin fushë ndaj Teutës. Ishin pikërisht durrsakët që shkuan të parët te goli me Shkallën, në minutën e ‘6. Kuksianët barazuan në të 14-n me Eminin dhe që nga ky moment dominuan takimin. Erik Flores i bëri shifrat 2-1 në minutën e ‘74, por një autogol i Koçit në minutën e ‘86 i hoqi mundësinë të besuarve të Klodian Duros për të bërë rrokadën në klasifikim me durrsakët.

Pas javës së 21-të, Skënderbeu shkëputet me 4 pikë ndaj Partizanit, përkatësisht 49 me 45 pikë. Ndërsa Tirana ruan të njëjtën diferencë pikësh me Teutën e vendit të katërt.