Rama: “Loro Boriçi” si politika e vjetër, për faqe të zezë

Filed under: Sporti shqiptar |

142346Në prag të nisjes së punimeve ë rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, i cili siç u premtua nga kryeministri Edi Rama do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Serbisë, shefi i qeverisë ka komentuar gjendjen aktuale të stadiumit.Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, baskangjitur edhe me dy fotografi, Rama shprehet se gjendja aktuale e stadiumit është për faqe të zezë. Madje kryeministri bën një paralelizëm edhe me politikën e vjetër, e cila sipas tij me fjalë boshe ka lënë pas dore “Loro Boriçin”.“Stadiumi i Shkodres dhe tribuna VIP si dy pamje te politikes se vjeter te fjaleve boshe e te puneve per faqe te zeze.” shkruan Kryeministri Rama Pas “Elbasan Arenës”, para pak ditësh kryeministri Edi Rama premtoi para publikut se stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë gati brenda 15 tetorit të vitit të ardhshëm, për të pritur kombëtaren serbe në ndeshjen e kthimit e vlefshme për eleminatoret e Evuropianit “France 2016”.