Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Mark Iuliano zyrtarisht trajner i Partizanit

Filed under: Sporti shqiptar |

Tashmë është zyrtare, Mark Iuliano është trajneri i ri i Partizanit. Ashtu sic SuperSport kishte njoftuar para disa ditësh, trajneri 43-vjecar , i famshëm për karrierën e tij si futbollist me Juventusin e atë faull të 1998 ndaj fenomenit Ronaldo, do të marrë frenat e skuadrës së kuqe për sezonin e ardhshëm. Partizani bëri të ditur lajmin duke infoprmuar se Iuliano do të prezantohet në zyrat e klubit paraditen e së mërkurës, bashkë me ndihmësin e tij Aleksandro Dossena. Iuliano është i përzgjedhuri i Luciano Moxhit njeriut që ka marrë drejtimin e Partizanit në rolin e drejtorit të përgjithshëm, mes tyre ekziston një raport i vjetër që nga vitet 90 kur Iuliano luante te Juventusi ku Moxhi ishte fuqiplotë me 80- vjecarin që ka vendosur ti besojë ish mbrojtësit drejtimin e 15 herë kampionëve.

Iuliano me një karrierë të pasur si futbollist me mbi 180 ndeshje zyrtare me Juventusin dhe pjesë e Kombëtares italiane nga viti 1998 deri në 2003, si trajner ka nisur karrierën në 2012 me të rinjtë e Pavias ndërsa më pas ka drejtuar Latina-n dhe vitin e kaluar Como-n në Lega Pro. Tanimë italiani vjen në drejtimin e Partizanit me objektivin e vetëm për të cuar skuadrën te titulli kampion që mungon prej 24 vitesh në shtëpinë e kuqe. Në klub ndërkohë janë programuar dhe objektivat e merkatos ku sërish ai që vendos është Luciano Moggi i famshëm për eksperiencën, njohjet dhe aftësitë e jashtëzakonshme në fushën e merkatos. Nis të marrë formë në këtë mënyrë Partizani i ri me frymë italiane, të kuqtë do të zhvillojnë përtej Adriatikut edhe minifazën përgatitore që do të kryhet në Norcia.