Katër gola për vëllazërinë

Filed under: Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Vellazerorja-620x465
Spektakël, emocione dhe katër gola ka dhuruar ndeshja “vëllazërore” mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Atmosfera elektrizuese në stadiumin e tejmbushur të Prishtinës kulmoi me këndimin e të vetmit himn – atij kombëtar – ndërsa “Plisat”, sikurse kishin premtuar, shpalosën një flamur gjigant kuqezi.
Pas një pjese të parë pa gola, spektakli në fushë shpërtheu në të dytën. Rei Manaj nuk mund të kishte ëndërruar një debutim më të mirë me fanellën e Kombëtares, duke shënuar golin e parë me të parën prekje të topit vetëm dhjetë sekonda pasi kishte zënë vendin e Cikalleshit (55’).Katër minuta më pas, Xhaka preku topin me dorë në zonë dhe talenti i MJançester Sitit, Besart Celina, mposhti Berishën nga penalltia: 1-1.Minuta e 70-të solli epërsinë e Kosovës me një supergol të Elbasan Rashanit, ndërsa tri minuta më pas Amir Rrahmani vulosi rezultatin përfundimtar.“Ky pa dyshim se është momenti më i lumtur në jetën time dhe të gjithë lojtarëve këtu. Jemi kuq e zi, jemi NJË”, u shpreh kapiteni kuqezi Lorik Cana.
Formacionet me të cilat skuadrat nisën ndeshjen:

Kosova: Ujkani, Përdedaj, I.Berisha (Pnishi 5′), Sadiku, Paqarada, E.Alushi, Zejnullahu, B.Halimi, M.Brahimi, B.Berisha, Celina. Trajner: Albert Bunjaku

Shqipëria: E.Berisha, Hysaj, Rrahmani, Cana, Gjimshiti, Aliji, Basha, Memushaj, Xhaka, Cikalleshi, Sadiku. Trajner: Xhani De Biazi