Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Frika për pushtim kuqezi, Maqedoni-Shqipëri do luhet në stadium me 6500 vende

Filed under: Sporti shqiptar |

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin e vogël të qytetit të Strumicës. Ndonëse nuk është dhënë ende konfirmimi zyrtar nga UEFA, mediat maqedonase raportojnë se kjo e fundit i ka kthyer përgjigje pozitive Federatës Maqedonase për organizimin e duelit në impiantin e qyteti që është në kufi me Bullgarinë.Federata Maqedonase e ka ndërmarrë këtë hap me synimin për të minimizuar sa më shumë mbështetjen e Shqipërisë nga tifozët kuqezi. Dihet që grupimet e tifozëve shqiptarë në Maqedoni ndjekin rregullisht ndeshjet e përfaqësueses kuqezi e për këtë arsye, nëse ndeshja do të luhej në Shkup, parashikohej që impianti të mbushej vetëm me flamujt shqiptarë.Ndaj është zgjedhur Strumica, një impiant që ka filluar të rindërtohet një vit më parë pikërisht me qëllimin që të degdisej atje kjo ndeshje. Përveçse gjendet larg Shkupit dhe zonave që kanë më shumë popullatë shqiptare, stadiumi është shumë i vogël, me një kapacitet prej vetëm 6500 vendesh.Në këtë mënyrë, edhe prania e tifozëve sipas marrëveshjeve mes federatave do të jetë shumë e vogël. Zakonisht, federatave udhëtuese u sigurohet 5% e kapacitetit të stadiumit, që do të thotë se në këtë impiant, do të jenë të pranishëm vetëm 300-400 mbështetës të Shqipërisë.Stadiumi i Strumicës aktualisht po përdoret nga skuadrat e Shkëndijës së Tetovës dhe të Vardarit për ndeshjet në Kupat e Europës, meqë asnjë prej tyre nuk mund të luajë në stadiumin e Shkupit për ta ruajtur në gjendje të mirë për Superkupën e Europës.