Flamurtari ka zyrtarizuar sot përforcimin e 7 në merkato. Vlonjatët kanë firmosur kontratën me mesfushorin brazilian me tipare sulmuese Viktor Zhufo.24-vjeçari Zhufo është një njohje e vjetër e trajnerit Shpëtim Duro teksa kanë punuar së bashku te Shkëndija e Tetovës. Ai ishte pjesë e Shkëndijës që nga viti 2015 dhe vetëm dje i shkëputi marrëdhëniet me tetovarët duke qenë se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Qatip Osmani.