Dy afrime për turin e tretë, Skënderbeu bën gati goditjen “big”

Filed under: Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Pas kualifikimit në turin e tretë të Europa Ligës, Skënderbeu tashmë është i përqendruar te vijimi i këtij kompeticioni, që po tregon edhe një herë se tashmë është ekipi me më shumë eksperiencë në kalimin e tureve. Natyrisht që gjithçka sa vjen e bëhet më e vështirë për Skënderbeun, pasi edhe kundërshtarët janë më të fortë se në dy turet e para.Për këtë arsye duket se ka ardhur radha e përforcimeve shumë të rëndësishme në ekip. Vetë presidenti Ardjan Takaj ka thënë se do të jenë të paktën dy afrime për këtë tur të tretë dhe duket se gjithçka në klub është gati për të mbyllur zyrtarizimet. Burime bëjnë me dije për “Panorama Sport” se dy emrat e parë në listë janë pikërisht ata me të cilët klubi është në bisedime prej kohësh.Sulmuesi i Kievos, që flitet se mund të vijë në huazim, vijon të mbetet një nga alternativat e para për sulmin e Skënderbeut. Pas tij, është edhe sulmuesi boshnjak Haris Hanxhiç ai që po monitorohet për të forcuar akoma edhe më shumë repartin e avancuar. Megjithatë, nuk ka ende asnjë vendim zyrtar të klubit për merkaton dhe afrimin e radhës.Por një gjë është e sigurt: Skënderbeu do të bëjë patjetër një goditje në sulm, për të blinduar këtë repart. Bëhet fjalë për një goditje “big”, nisur edhe nga fakti se malazezi Vujoviç nuk ka bindur për të qenë titullar i padiskutuar.