De Biasi: Mund ta kishim fituar

Filed under: Sporti shqiptar |

de-biasi-danGianni De Biasi theksoi pas barazimit 1-1 me Danimarkën se kombëtarja jonë mund ta kishte fituar ndeshjen pas një “loje perfekte taktikisht”.

“Jam gjysmë i kënaqur, si gjithë ata që na kanë ndjekur këtu dhe në shtëpi. Mendova se po e fitonim ndeshjen dhe në fakt do të kishte qenë një fitore e merituar. Paraqitja e skuadrës sonë ishte e mirë. Luajtëm siç duhej, me zgjuarsi për të shprehur të gjitha aftësitë tona. Do të ishte padrejtësi nëse do të humbisnim. Besoj se taktikisht zhvilluam një ndeshje perfekte. Rezultati të lë disi të zhgënjyer. Sot kemi 4 pikë, ndaj barazimi me një kundërshtar të fortë është i rëndësishëm. Të shohim çfarë do të arrijmë të bëjmë me Serbinë, që është skuadra më e mirë e grupit teknikisht”, deklaroi tekniku italian i kuqezinjve.