Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

De Biasi jep lamtumirën zyrtare : Forca Shqipëria

Filed under: Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nëpërmjet një ceremonie përshëndetëse por dhe festive të organizuar nga FSHF, Gianni de Biasi i dha lamtumirën kombëtares shqiptare, dhe pse ajo e tij mund të konsiderohet më tepër si një mirupafshim sic u shpreh dhe ai vetë gjatë fjalës përshëndetëse.

“Falenderoj shumë të gjithë ata që më kanë përkrahur në momente të bukura dhe të vështira, të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë sidomos në momente të vështira dhe uroj që rrugët tona në të ardhmen të ndërthuren sërish, pasi largohem nga Shqipëria pas një përvojë të jashtëzakonshme sportive por mbi të gjitha njerëzore.”

Gjatë kësaj ceremonie pas pesë vjet e gjysmë bashkëpunim, De Biasi mori dhe vlerësimin e presidentit Nishanit, teksa u dekorua me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, për arritjet e tij të jashtëzakonshme në krye të kombëtares shqiptare dhe kontributit për përmirësimin e imazhit të vendit tonë. Pikërisht te fjalët e Skënderbeut De Biasi u frymëzua dhe në mesazhin e tij të fundit ndaj skuadrës.

“Heroi kombëtar, Skënderbeu ka thënë: Nëse do të jeni të bashkuar, do të jeni gjithmonë të pamposhtur ndaj ju kërkoj të jeni gjithmonë të bashkuar”.

Fjalën e tij trajneri De Biasi e mbylli me një urim të vecantë për të gjithë besimtarët muslimanë të cilët i uroi sigurisht në shqip:

“Dua të uroj të gjithë vëllezërit tanë musliman, që nesër festojnë, Gëzuar Bajramin!

Në ceremoninë e organizuar nga FSHF ishte i pranishëm dhe ambasadori italian në Tiranë, z.Alberto Cutillo që e falenderoi De Biasin për forcimin e kësaj ure miqësie mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa mbrojtësi i kombëtares Andin Lila, kujtoi një prej momenteve më të bukura të tij me De Biasin.

“Gjatë Europianit, para ndeshjes me Francën, trajneri erdhi dhe më zgjati jelekun, që nënkuptonte se të nesërmen do të isha titullar. Në ndeshjen hapëse të Europianit nuk kisha luajtur, ndaj ai cast për mua ishte dicka e mrekullueshme. Ishte e vetmja herë në jetën time që më erdhi të puthja një burrë”.”