Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Arrihet marrëveshja, FK Partizani bëhet me “shtëpi” të re .

Filed under: Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

V6CZ245lPak ditë përpara festimit të 70-vjetorit të krijimit të klubit, Partizani bëhet me “shtëpi” të re.”Të Kuqtë” kanë arritur më në fund marrëveshjen për marrjen me koncension të terreneve ku do të ndërtohet shtëpia e re e klubit.
Presidenti Demi nënshkroi sot në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë kontratën përfundimtare të kësaj marrëveshjeje.Veç akademisë, kompleksi stërvitor i partizanit do të ketë dy impianteve stërvitore si dhe një stadium të ri me kapacitet 4500 vende.”Ky stadium do të plotësojë të gjithë standardet e përcaktuara nga UEFA dhe do të jetë gjithashtu dhe shtëpia e skuadrës së kuqe duke i shtuar në këtë mënyrë një tjetër impiant kryeqytetit. Projekti I këtij lloji, i cili sipas klubit do të jetë më moderni në vend dhe në rajon, pritet të përfshijë dhe një hotel, një palestër, një pishinë dhe një qendër SPA”, thuhet në njoftimin e Partizanit.