Transferimi i Pogba ne Angli , Juventusit mund t’i bllokohet merkatoja

Filed under: Sporti neper bote |

FIFA do të vazhdojë hetimin në lidhje me transferimin e Paul Pogba, nga Juventus te Manchester United.Por, hetimi do të vazhdojë vetëm për bardhezinjtë, pasi “djajtë e kuq”, janë cilësuar si të pafajshëm në këtë histori.Hetimi lidhet me komisionet e larta të përfituara nga menaxheri i francezit, Mino Raiola.Nëse do të verifikohet implikimi i bardhezinjve në këtë parregullsi, atëherë ata rrezikojnë bllokimin e merkatos për sezonin e ardhshëm.