Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Spalleti bën planet e merkatos, i tregon vendin Perisiç-it

Filed under: Sporti neper bote |

Luciano Spalleti ka filluar menjëherë punën, si trajneri i ri i Interit. Ai i ka dhënë një përgjigje mesfushorit kroat, Ivan Perisiç, për të cilin flitet se ka një marrëveshje me Manchester United dhe se dëshiron të largohet.

“Nuk do t’i lutemi Perisiçit të qëndrojë. Ne jemi Interi dhe futbollistët duhet të jenë të lumtur, të jenë pjesë e jona. Nuk kemi ndërmend t’i shkojmë pas as Perisiç-it dhe askujt tjetër”, tha Spalleti.

Ndërkohë trajneri i sapozgjedhur zikaltër, i ka dorëzuar drejtuesve edhe emrat e parë të futbollistëve te të cilët beson dhe të atyre që nuk i ka në planet e tij. Kështu Spalleti ka konfirmuar italo-brazilianin Eder dhe sulmuesin tjetër italian, Candreva, te i cili ka shumë besim.

Nga ana tjetër, ai ka dhënë dritën jeshile për largimin e mesfushorit Gary Medel, si një futbollist jo i rëndësishëm për organikën e Interit të ardhshëm. Në listën e futbollistëve, të cilët Spalleti nuk i ka në planet e tij, kanë përfunduar edhe Banega, e Brozoviç, të cilët pritet t’i thonë lamtumirë Interit, së shpejti.

Nga ana tjetër, Spalleti ka kërkuar me ngulm afrimin e sulmuesit të Fiorentinës, Bernardeschi, një futbollist i ri dhe mjaft interesant për të tashmen dhe të ardhmen ekipit. Krahas talentit italian, ish trajneri i Romës ka kërkuar të marrë me vete edhe mbrojtësin gjerman Rudiger, si dhe mbrojtësin anësor të Nicës, Dalbert.

Kjo ishte vetëm dita e parë zyrtare e Spalletit, në krye të stolit të Interit, ndërsa vera pritet të jetë edhe më e nxehtë në shtëpinë zikaltër.