Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nje yll i ri ne atletikë, 12-vjeçarja pasuese e Bolt

Filed under: Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1491048975lystonAtletika xhamajkane, por edhe ajo botërore nuk do ta ndjejë aspak mungesën e Usain Bolt që ka deklaruar tërheqjen nga sporti pas përfundimit të Botërorit të Londrës.Në vendin e sprinterëve ka lindur një yll i ri dhe bëhet fjalë për Brianna Lyston, një emër që do të ishte mirë që të fiksohet në kujtesën e të gjithëve
Sprinterja e re është vetëm 12 vjec, por kohët e regjistruara prej saj janë vërtet impresionuese gjë që e vërtetojnë rezultatet e saj në garat e 100 m dhe 200 m në kampionati xhamajkan të atletikës për të rinj. Në 100 m Lyston arriti të fitojë me 11.86 sekonda, një kohë kjo vërtet spektakolare duke marrë parasysh edhe moshën që ka.Po kështu, 12-vjecarja shkëlqeu edhe në 200 m duke e ulur kohën e kësaj disipline nën 24 sekonda. Këtë sukses ajo e arriti në fazëjn gjysmëfinale garë të cilën e fitoi me 23.46 sekonda, kohë kjo që është vetëm 2 sekonda larg rekordit Botëror qe eshte 21.34 sekonda