Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nis revolucion te Interi numer i madh largimesh …

Filed under: Sporti neper bote |

Spaleti është i qetë, ka marrë garancitë që i ka kërkuar presidentit zikaltër, Zhang Jindong.Pavarësisht kësaj, puna për të dizenjuar një ekip të përshtatshëm për profilin e Luçianos, është gjithçka tjetër veçse e thjeshtë për drejtorin sportiv, Piero Auzilio.Nëse zërat e deritanishëm flasin vetëm për sulmin, në veçanti janë të lidhura me shitjen e Perisiç, revolucioni zikaltër do të nisë në mbrojtje, ku është parashikuar mbërritja e tre mbrojtësish krahu. Pëlqehen Dalbert, Darmian dhe Zapakosta.
STRATEGJIA ZIKALTËR
Të shpenzohen shumë, por me kujdes. Kinezët e Interit duket se e kanë mësuar leksionin dhe në këtë sesion të merkatos do të punojnë me një ndryshim teknik të miratuar e me një projekt teknik preciz, pasi nuk duan të përshpejtojnë kohët. Prandaj ata kanë vendosur që goditjet në hyrje do të bëhen vetëm pasi të kenë zgjidhur çështjen e atyre që do të shiten, veçanërisht për disa lojtarë ballkanas. Një ndryshim total i së shkuarës, me Brozoviçin, i cili ka valixhet gati dhe me Perisiçin, për të cilin po pritet për ofertën më të mirë ekonomike (Mançester Junajtid ka mbërritur në 40 milionë euro).Për sa i përket sulmuesit, synohet që të zëvendësohet me një tjetër lojtar po aq deciziv dhe me kualitet, por kjo gjë nuk do të jetë aspak e lehtë. Spaleti është i qetë, e di që ekipi po punon prapa perdeve dhe kësaj i shtohen dhe garancitë teknike që ka marrë. Nuk do të luajë në Europë, kështu që hapat po hidhen ngadalë.
MBROJTJA
Por revolucioni teknik do të fillojë nga mbrojtja, aty ku nevojitet dhe ndërhyrja më e madhe. Nëse kërkimi për një qendërmbrojtës kualitativ do të varet nga shitja e Murijos te Lila e Bielsës, tratativa me Romën për Rydiger vazhdon të jetë e komplikuar, por jo e pamundur.Por më parë Spaleti do që të sistemojë çështjen e mbrojtësve të krahut, atje ku pritet të bëhet një revolucion i vërtetë. Nagatomo dhe Santon do të largohen, Ansaldi do të vlerësohet, ishtrajneri i Romës kërkon të paktën tre mbrojtës krahu cilësorë, të cilët duhet të jenë të aftë si për skemën me tre mbrojtës, ashtu edhe për atë me katër.
Emrat sigurisht që nuk mungojnë: Darmian dhe Zapakosta janë të preferuarit për krahun e djathë, ndërsa Dalbert i Nicës është një emër që ndiqet prej kohësh nga zikaltrit.
GODITJA E MADHE
Për sa u përket manovrave të mëdha, gjithçka rrotullohet rreth Perisiç. Nga shitja e lojtarëve më “të vegjël”, si Biabiani, Ranokia e të tjerë, Interi do të përfitojë një “thesar të mirë”, që do ta ndihmojë shoqërinë t’u përgjigjet normave të UEFA-s, por vetëm nga shitja e numrit 44, zikaltrit mund të ndërtojnë një bazë për një merkato të shkëlqyer.Gjithsesi, strategjia është që të merret kohë, sepse është e vërtetë që kroati ka arritur një marrëveshje me Mançester Junajtid dhe do të luajë nën urdhrat e Murinjos, por për 28-vjeçarin ofertat nuk mungojnë edhe nga ekipe të tjera.Objektivat e mëdha mbeten dy: Bernardeski, me Auzilion që është takuar me agjentin e tij, dhe Lukas Moura. Braziliani u pëlqen edhe kushërinjve të Milanit, të cilët duan ta fusin 24-vjeçarin në tratativën që do të çonte Donarumën te PSG-ja. Kujdes nga zhvillimet në frontin e Di Marias dhe një rikthim të “zjarrit” për Berardin.