Ndërpritet ndeshja sot në Beograd – Edhe tani faji i shqiptarëve?

Filed under: Sporti neper bote |

auto_flamurifff1413657161-464x3131779687_10152417600216463_3676476705455687791_n10665771_10152417600301463_8914343555869296119_n10626472_10152417561551463_4343263146194816043_n1798513_10152417562036463_6232396775211270437_n10441452_10152417563396463_8057215268974191013_n10678816_10152417563966463_7834340432551175247_nRrahje, shpërthime pirotenike, thirrje urrjetje ndaj shqiptarëve dhe djegia e flamurit shqiptar
E vetmja arsye se pse nuk është anulluar ndeshja Partizan-Cërvena Zvezda sot në Beograd është për shkak të frikës nga përsëritja e incidenteve ndërsa UEFA po merr vendim.
Përndryshe, ajo nuk ka qenë një ndeshje normale. Gjyqtari ka ndaluar ndeshjen në minutën e 7 pas shpërthimeve pirotenike dhe mbilimit të një pjese të fushës nga tymi.
Në shkallët e stadiumit raportohen rrahje mes tifozërive të dy klubeve tradicionalisht rivale të derbit beogradas. Disa njoftime thonë se huliganët kanë djegur flamuj shqiptarë dhe kanë vijuar me thirrjet e tyre raciste për vrasje të shqiptarëve.
Kësaj here sigurisht nuk mund t’ia vënë fajin dronit shqiptar.