Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nderhyn ne makine , Hamilton penalizohet me 5 vende

Filed under: Sporti neper bote |

Në sesionet e provave të lira, britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton dha sinjalet e pretendentit për “pole position” edhe në provat zyrtare të së shtunës të vlefshme për Çmimin e Madh të Austrisë, megjithatë, një problem teknik do ta penalizojë atë.Nga sa bëhet e ditur në minutat e fundit, Mercedesi i Hamilton ka pësuar defekt në kambion dhe duhet ta ndryshojë atë, duke bërë që, pavarësisht pozicionit që do të zërë nesër në provat zyrtare, britaniku do të niset të dielën 5 vende më mbrapa.Ky penalizim duket se ndëshkon pilotin e Mercedesit në momentin më të mirë që po kalon ai, e pas një rikuperimi të gjatë të bërë përkundrejt rivalit Vettel, me pilotin e Ferrarit që shpreson ta shfrytëzojë deri në limite këtë ndëshkim të rivalit direkt në luftën për titull.