Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Milan ska te ndalur gati “mrekullia e shtatë” .

Filed under: Sporti neper bote |


Musakio, Kesie, Rodriguez, Andre Silva dhe Borini janë pesë afrimet zyrtare të Milanit, ndërkohë që kuqezinjtë presin nesër edhe Hakan Çalhanoglu, mesfushorin e Leverkuzenit, për të cilin u arriti marrëveshja për 21 milionë euro plus bonuse.

Tashmë një tjetër lojtar pritet të zyrtarohet javën e ardhshme dhe bëhet fjalë për Andrea Kontin, mbrojtësin e djathtë të Atalantës. Sipas specialistit të merkatos, Alfredo Pedulës, mbrojtësi do kryejë vizitat mjekësore të hënën ose të martën.23-vjeçari ka zhvilluar një sezon sensacional në Bergamo dhe ofertat për të kanë qenë të shumta. 33 ndeshje dhe 8 gola janë impresionuese për një mbrojtës, ndaj edhe kjo mund të konsiderohet një goditje për Milanin.