Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Messi martohet mes 260 të ftuarve

Filed under: Sporti neper bote |

Eventi i ditës është dasma e Lionel Messi. Sulmuesi i Barcelonës dhe Antonella Roccuzzo kanë lidhur kurorë me njëri-tjetri. Një ceremoni madhështore, ajo që u zhvillua në Rosario të Argjentinës, që është edhe vendi ku Messi dhe Rocuzzoo u lindën dhe u rritën. Dasma u zhvillua në një nga hotelet më luksoze që ka kjo zonë. Sulmuesi i Barcelonës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijet, Thiago dhe Mateo dolën vetëm për pak castë përpara kamerave të mediave dhe aparatëve fotografik, për ti përshendetur ata, por edhe për ti dhënë mundësinë të shkëputur disa pamje filmike dhe fotografi. Ndërkohë të ftuarit vip në këtë ditë të shënuar, për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” ishin të shumtë. Duke filluar që nga Cesc Fabregas , Carles Pyjol, Xavi Hernandez, Luis Suarez, Ezequeil Lavezzi, Sergio Aguero dhe Javer Mascherano dhe disa futbollistë të tjerë nga Kombëtarja e Argjentinës. Në total numri i të ftuarave ka qënë 260, miq, familjarë dhe të afërm të ciftit. I fundit që mbërriti ishte braziliani Neymar së bashku me bashkombasin Dani Alves, më avionin e tyre privat. Kanë lënë pushimet përgjysëm në Bahamas cifti Gerard Pique dhe Shakira, për ti dhënë urimet e tyre Messit dhe Rocuzzo. Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ceromonisë dasmore, ishin të angazhuara autoritet policore lokale dhe një shoqëri private sigurimi e specilizuar për të tilla evente vip.