Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Levizjet e fundit te futbollisteve ne Seria A .

Filed under: Sporti neper bote |

Luis Muriel mendon transferimin në Spanjë. Për 26-vjeçarin ka shfaqur interes Sevilla, e cila është gati t’i ofrojë 18 mln Euro Sampdorias për ta sjellë në “Ramón Sánchez Pizjuán”. Megjithatë Muriel deklaroi se është i qetë përsa i përket të ardhmes.

Juraj Kucka i jep fund bashkëpunimit me Milanin. Mesfushori, i cili kishte kontratë me kuqezinjtë deri në 2019, ka ndërprerë para kohë marrëdhëniet me klubin milanez. Kjo pasi lojtari ka fluturuar drejt Turqisë për të firmosur me Trabzonsporin, për 6 milionë Euro.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, Alessio Cerci, i cili mbylli kontratën me Atletico Madrid, pritet të rikthehet në Itali. Ish-sulmuesi i Milani, mund të përfundojë te Torino, që ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë në 2013-2014. Një tjetër alternativë është edhe Lazio, ku do të gjente Immobile, si partner sulmi.

Cagliari i mbyll dyert Antonio Cassanos. Drejtori Sportiv, Giovanni Rossi në një intervistë të dhënë për mediat italianë tha se ka pasur bisedime me 34-vjeçarin, por situata e klubit nuk e lejon blerjen e tij për momentin. Ekipi i fundit me të cilin ka luajtur Cassano është Sampdoria.