Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Lajmet e fundit nga merkato ne La Liga .

Filed under: Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Barcelona humbet një nga futbollistët më të spikatur të akademisë, 18-vjecarin Mboula, i cili do t’i bashkohet skuadrës kampione të Francës Monaco. Skuadra nga Principata ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit 3 milionë euro, duke i premtuar futbollistit të ri se do ta aktivizojë të paktën në disa ndeshje me ekipin e parë sezonin e ardhshëm.

Keisuke Honda mund të transferohet në La Liga në radhët e Las Palmasit. Kontrata e 31-vjecarit me Milanin është drejt skandencës ndaj japonezi është në kërkim të një skuadre të re. Në palët do të bien dakord për pagën, atëherë Honda do të luajë në pozicionin që mbante Kevin Prince Boateng.

Sandro Ramires mund të largohet nga Malaga për t’iu bashkuar Evertonit në Premier League. Sulmuesi 21-vjecar spanjoll, i cili ka shënuar 14 gola në Primera Division me anadaluzianët pëlqehet shumë nga trajneri i anglezeve Ronald Koeman. Mësohet se holandezi e ka vëzhguar nga afër futbollistin në Rosaleda, ku ëshët takuar me përfaqësuesit e tij.

Real Sociedadi reziston ndja ofertave të rëndësishmepër sulmuesin meksikan Carlos Vela, aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e tij për Kupën e Konfederatave. Klubi nga SanSebastiani, që sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinale të Europa Leagues ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, ndaj nuk dëshiron të privohet nga futbollisti që e mbylli sezonin me 9 gola në La Liga.