Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Lajmet e fundit nga merkato ne Bundeslige .

Filed under: Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Arjen Robben mendon tërheqjen nga futbolli. Sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e sulmuesit holandez i cili pritet të varë këpucët në gozhdë vetëm disa muaj pasi të ketë mbushur 34-vjec. Robben aktualisht ka dhe një vit kontratë me Bayern Munich, por ish lojtari i Realit të Madridit dhe Chelsea-it, në një intervistë ka lënë të kuptohet se edicioni futbollistik 2017-2018, me shumë mundësi do të jetë i fundit në karrierën e tij të gjatë. Robben është shumë i lidhur me klubin bavarez dhe ka përjashtuar cdo mundësi që të transferohet në tjetër skuadër, edhe pse një ditë ai do të kthehet në Holandë te Groningeni, skuadra ku nisi karrierën por jo si futbollist por si drejtues ndoshta, por këtë do ta bëjë pasi të qëndrojë për të paktën 6 muaj pushim nga momenti që do ti japë fund futbollit të luajtur.

William de Asevedo Furtado është blerja e dytë e Wolfsburgut në merkaton e verës. Ujqërit zyrtarizuan afrimin në skuadër të 22 vjecarit brazilian për kartonin e të cilit derdhën 5 milionë Euro në arkat e Internacional-it të Porto Alegres. Ëilliam i cili aktivizohet si në krahun e djathtë të mbrojtjes ashtu edhe në atë mesfushës ka firmosur deri në vitin 2022 me Wolfsburgun.

Hertha e Berlinit gjen pasuesin e John Anthony Brooks. Skuadra kryeqytetase ka arritur akordin me Olympique e Marseille-s, për Karim Rekik. 22-vjecari holandez do të firmosë për 4 vite me Herthën ndërkohë që për kartonin e tij skuadra berlineze do ti paguajë Marseilles, 2,5 milionë Euro, 1/3 e shumës që OM derdhi në arkat e Manchester City-it, dy vite më parë për qëndërmbrojtësin.