Kievo zyrtarizon blerjen e sulmuesit shqiptar

Filed under: Sporti neper bote |

Andrea Isufaj është zyrtarisht një lojtar i Kievos. Pas një viti të kaluar si i huazuar nga Arezo te Primavera e klubit verdheblu duke zhvilluar një super paraqitje, tani sulmuesi do të kalojë përfundimisht te ky ekip.

Isufaj shënoi plot 12 gola në 23 ndeshje për të rinjtë e Kievos, gjë e cila bindi drejtuesit e klubit të klubit nga qyetza e vogël e Veronës që të blejnë përfundimisht kartonin e tij duke i besuar shumë një djaloshi që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç.Sulmuesi shqiptar po ashtu është thërritur edhe nga ekipi i parë i Kievos në disa ndeshje të Serisë A, edhe pse nuk ka luajtur në asnjë prej tyre.