Inter mposht Chelsean, protagonist është… Kondogbia!

Filed under: Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Inter merr fitoren e tretë, në po kaq ndeshje të trofeut “International Champions Cup”, pikërisht ndaj Chelsea të Antonio Contes.

Pasi mposhtën Lionin me rezultatin 0-1 dhe Bayernin 0-2, zikaltrit triumfuan 1-2, edhe ndaj anglezëve.

Jovetiç shënoi në fundin e pjesës së parë, golin e avantazhit për zikaltrit. Malazezi ekzekutoi një 11 metërsh, i cili u grushtua nga Courtois, por arriti të dërgojë në rrjetë topin e kthyer nga portieri.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Perisiç që dyfishoi shifrat, pas një pasimi të marrë nga Jovetiç.

Por, protagonisti i vërtetë i kësaj sfide ishte francezi Kondogbia, i cili shënoi në portën e vet, një autogol fantastik.

Mesfushori i zikaltërve tentoi të kthejë një top të portieri Padelli, por goditja e tij ishte në kufijtë e perfeksionit, duke gjetur trekëndëshin e portës së Interit.

Gjithsesi, vlen të përmendet se mbrojtja zikaltër tregoi një nivel shumë të lartë në këtë kompeticion, aq sa golin e vetëm e pësoi nga Kondogbia.

Ashtu si ndaj Bayernit, dy blerjet e zikaltërve, Skriniar dhe Valero treguan një nivel mjaft të mirë loje, edhe sot ndaj Chelsea.