Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Duhet të jesh serb ose holandez që UEFA të të dojë .

Filed under: Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1902-620x322Ngjarjet e fundit në Romë para ndeshjes mes kësaj të fundit dhe Fejnordit nxorën në pah politikën me dy fytyrë të UEFA-s në gjykimin e problemeve sportive.Të premten pas sfidës së Ligës së Europës mes Romës dhe Fejnordit, kryeqyteti italian u zgjua e tronditur nga imazhet dhe bilanci i dëmeve që kishin shkaktuar huliganët e dehur të skuadrës holandeze.Qindra tifozë të dehur, policë të plagosur, njolla gjaku mbi trotuare dhe sheshet qendrore të pushtuara nga plehrat dhe të shkatërruara. Nuk ishte kursyer as Sheshi i Spanjës, një nga më të bukurit në botë ku huliganët kishin dëmtuar edhe shatërvanin kryesor të tij. Kjo ishte panorama e atyre ngjarjeve.E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” si titull kryesor të saj kishte vënë “Barbarët”.
Por, çfarë masash mori UEFA pas këtyre incidenteve të rënda?
Qeveria evropiane e futbollit njoftoi se nuk do të ndërmarrë masa për klubin holandez pasi ngjarjet e dhunshme kishin ndodhur jashtë stadiumit.
Çfarë ndodhi më 14 tetor?
Në stadiumin e Partizanit të Beogradit nuk kishte në fakt tifozë shqiptarë. Mes 30 mijë serbëve ishte vetëm një delegacion zyrtar shqiptar prej rreth 70 personash, por kjo nuk i pengoi organet disiplinore të UEFA-s që të bënin me faj Shqipërinë për një dron, që erdhi edhe ai nga jashtë stadiumit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.Gjithçka është e lehtë të kuptohet; UEFA po përdor standarde të dyfishta duke i dalë në krah Serbisë. Vendimi i saj ishte politik.Megjithëse lojtarët e Kombëtares shqiptare u dhunuan nga tifozët, rojet dhe stafi teknik i stadiumit serb ishin pikërisht ata që u penalizuan nga UEFA, e cila vendosi që t’i japë Serbisë fitoren në tavolinë.