Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Djaloshi afgan plotëson ëndrrën, merr një fanellë nga Messi

Filed under: Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

djaloshi11
Murtaza Ahmadi, vogëlushi nga Afganistani që pushtoi zemrat e tifozëve të futbollit në botë për dashurinë e tij ndaj Lionel Messit, ka marrë një dhuratë nga sulmuesi i Barcelonës.

Ahmadi kishte veshur një qese të improvizuar në fanellë të Argjentinës me emrin e Messit. 5 vjeçari tashmë ka marrë uniformën origjinale të Argjentinës me emrin dhe nënshkrimin e Messit, shkruhet në faqen zyrtare në “UNICEF”.

“Leo Messi ndihmoi që ëndrra e tij të bëhet realitet duke i dërguar një fanellë të nënshkruar”, thuhej në njoftimin e publikuar nga “UNICEF”. Tashmë djaloshi pret momentin për të takuar yllin argjentinasin.