Beshiktashi mund Partizanin e Beogradit 4-0

Filed under: Sporti neper bote |

175668_heroa-620x340Poker golash ne Beograd ku vendasit e Partizanit janë mundur nga Besiktsi me rezultatin 4 me 0. Ndeshja e transmetuar direkt ne ekranin e Vizion Plus ka dhuruar shume gola dhe emocione. Sipari i golave u hap ne minutën e 18 ku Kavlak befasoi portierin serb me një predhe nga jashtë zone duke shënuar nje supergol. Shifrat u dyfishuan ne fund te pjesës se pare me ane te sulmuesit Demba Ba. Edhe pjesa e dyte ishte nuk solli asgjë te re për Partizanin e Beogradit i cili vuajti presionin e skuadrës mike. Turqit trefishuan rezultatin ne minutën e 52 me atë te Ozjakup i cili përfiton nga përgjumja e mbrojtjes serbe për te çuar topin ne rrjete. Dy minuta me vone Gokhan Tore shënoi edhe golin e 4 dhe te fundit duke fundosur Partizanin. Minutat ne vazhdim nuk sollën ndryshim rezultati. Besiktasi me këtë fitore ngjitet ne vendin e pare ne Grupin C me 5 pike bashke me Totenhem.