Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ac Milan “bëhet kinez”, kalimi i pronësisë për 740 mln euro

Filed under: Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

nintchdbpict000316596104Mbyllet zyrtarisht epoka 31-vjeçare e Silvio Berlusconi-t tek Milani. Klubi kuqezi kaloi zyrtarisht në duart e sipërmarrësve kinezë të cilët arritën të blejnë 99.93% të aksioneve të Milanit. Në orët e fundit u derdhën në arkat e milanezëve edhe 370 milionët e fundit për të kompletuar blerjen e Milanit nga biznesmenët e ardhur nga Lindja e Largët.

Kalimi i pronësisë së Milanit u konfirmua nga vetë kompania Fininvest nëpërmjet një komunuikate për shtyp. Mësohet se blerja e Milanit u krye për vlerën totale prej 740 milionë Eurosh dhe këtu përfshihet edhe borxhi i klubit i vlerësuar prej 220 milionë eurosh.

Në përfundim të këtij transaksioni, sipërmarrësit kinezë premtuan se do të ndërhyjnë në rikapitalizimin e klubit për të përforcuar pasurinë dhe financat e Milanit. Në 14 prill do të zhvillohet edhe Asambleja e Ortakëve të Milanit ku pritet të përcaktohet organet drejtuese të Milanit.

Milani është një prej klubeve më legjendare të Europës, një status të cilin e fitoi pikërisht në periudhën kur president i tij ishte Silvio Berlusconi. Gjatë 31 viteve të qëndrimit të tij në krye, Milani arriti të fitojë 29 trofe mes të cilëve 5 trofe të Ligës së Kampioneve dhe 8 tituj të Serisë A.