Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Skënderbeu “fluturon” në rënditjen e UEFA-s

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net


Fitorja ndaj Dinamos së Kievit në “Elbasan Arena” nuk i dha kualifikimin, por përveç bonusit i siguroi Skënderbeut edhe një ngjitje të fortë në renditjen për klube të UEFA-s.Korçarët janë aktualisht të pozicionuar në vendin e 136 nga 442 skuadra, duke lënë pas emra si Rosenborg, apo Cervena Zvezda, AEK, Panathinaikos e të tjerë emra të rëndësishëm të futbollit europian.

Skënderbeu vlerësohet me një koefiçient prej 8.500, ndërkohë që në fillim të këtij sezoni renditej në vendin e 204.Për të gjetur një tjetër shqiptare në këtë renditje, duhet zbritur në vendin e 211, ku ndodhet Kukësi, që pasohet nga Partizani në vendin e 330.