Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Situata në grupin G, ja përballjet e vështira që presin vendin e parë

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Belgjika me Anglinë është ndeshja që asnjë nga të dyja ekipet nuk dëshiron që ta fitojë. Të dyja ekipet janë me nga 6 pikë në krye të tabelës. Ndërkohë që ka mbetur dhe ndeshja e fundit ku këto ekipe do të kenë përballë njëra-tjetrën. Ndeshja do të luhet për ekipin që do të zëri vendin e parë, që ne fakt nuk i leverdisë asnjërës.Kjo sepse vendin e parë të këtij grupi e presin skuadra të vështira si Brazili, Gjermani, Franca, Portugalia, pa harruar dhe Argjentinën nëse kualifikohet, ndërkohë që vendi i dytë i këtij grupi e ka rrugën e shtruar deri në gjysmëfinale. Pra pyetja që duhet bërë është se kujt i intereson kjo fitore? Megjithatë çdo gjë mbetet për tu parë.