Shqipëria ngjitet 9 vende në FIFA .

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Fitorja 3-2 ndaj Turqisë ka shërbyer që Kombëtarja shqiptare e futbollit të rifillojë ngjitjen në renditjen e përpiluar nga FIFA. Kuqezinjtë kishin filluar t’i afroheshin në mënyrë të frikshme vendeve në të cilin gjendeshin para periudhës kur drejtimin e përfaqësueses e mori De Biazi, por ky sukses i ka mundësuar që të fillojnë të ngjitin disa shkallë radhazi.

Në renditjen që do të publikohet më 23 nëntor, do të konfirmohet se kuqezinjtë kanë fituar 9 pozicione në krahasim me një muaj më parë, duke kaluar nga vendi i 71-të, në vendin e 62-të në botë. Kjo është një arritje jo e vogël duke llogaritur se tashmë kuqezinjtë kanë lënë pas Rusinë organizatore të Botërorit 2018, si dhe Arabinë Suadite, e cila është një prej skuadrave pjesëmarrëse në këtë aktivitet.