‘Shpikja’ në miqësore, një lojtar afrikan me mbiemrin Krasniqi

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Në ndeshjen mes Feronikelit dhe Dukaginit, të zhvilluar sot në Drenas të Kosovës, një moment i veçantë ka ndodhur në fushën e lojës.

Miqësorja ka prodhuar një moment komik. Një lojtar afrikan i Feronikelit, është fiksuar në fushë me fanellën me numrin 29-të, e cila mbante emrin e Krasniqit.Në fakt, ajo fanellë i përket Besnik Krasniqit, mbrojtësit të djathtë të ekipit, por ndoshta për mungesë baze materiale, mund ta ketë veshur lojtari afrikan.