Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shkëndija fiton derbin shqiptar me Shkupin dhe kap kreun

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Shkëndija e Tetovës fiton derbin shqiptar ndaj Shkupit dhe fluturon në krye të klasifikimit. Një sukses i thjeshtë me shifrat 3-0 me golat e Fazli, Eminit dhe kapitenit Alimi, i 4-ti radhazi për Shkëndijën që përfitoi nga hapi fals i Vardarit të Shkupit për t’u ngjitur aty ku i takon në vendin e parë, edhe pse në kuotë të barabartë pikësh 28 me kryeqytetasit të cilët barazuan 1-1 në shtëpi ndaj Belasicas. Megjithatë golevarazhi flet në favor të skuadrës shqiptare që tashmë të mos e lëshojë më kreun deri në fund të kampionatit maqedonas.Edhe pse kishte një mungesë të rëndësishme si ajo e Besart Ibraimit, Shkëndija nuk vuajti aspak ndaj Shkupit që është paraqitur dobët në këtë fillim kampionati dhe pozicionohet në vendin e parafundit me 12 pikë të grumbulluara në 13 javë. Mori një fitore me peshë me shifrat 1-2 skuadra tjetër shqiptare Renova që triumfoi në transfertën ndaj Makedonija Gj.P.