Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shaqiri, tjetër gol me Liverpool

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Liverpooli shkatërron Cardiffin dhe merr kryesimin e kampionatit
Liverpooli arriti të mposhtë me rezultatin e pastër 4-1 uellsianët e Cardiffit dhe të shkëputet momentalisht në krye të kampionatit anglez, në pritje që edhe Manchester City të luajë ndeshjen e radhës.
Skuadra e Klopp dominoi sfidën, të cilën e zhbllokoi shumë shpejt me anë të yllit egjiptian, Muhamed Salah, i cili shënoi që në minutën e 10’, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund të pjesës së parë.
Në 45-minutëshin e dytë, ishte Sadio Mane që dyfishoi shifrat, ndërsa më pas Salah asistoi dy herë , fillimisht për Shaqirin dhe më pas për Mane, të cilët kompletuan edhe triumfin 4-1.Xherdan Shaqiri është bërë edhe një herë tjetër protagonist me bluzën e Liverpool, duke arritur të shënojë gol në fitoren e thellë 4-1 të “The Reds” ndaj Cardif.Lojtari nga Kosova që përfaqëson Zvicrën, po kalon një moment mjaft të mirë me skuadrën e Klopp dhe pse ky i fundit nuk e kishte vendosur në formacion, sërish Shaqiri arriti të tregojë vlerat.Sulmuesi realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, ndërsa lojtari i ndeshjes ishte Mane me dy gola e një tjetër u shënua nga Salah.