Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shameti: Na duheshin përforcimet, viti 2019 do flasë për Kukësin

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |


Kukësi, ashtu si Partizani, vijon minifazën e janarit në Turqi, ku skuadrës i janë bashkuar edhe dy prurjet e reja, Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj.Sipas kapitenit Ylli Shameti, përforcimet do ta shfrytëzojnë këtë kohë për t’u përshtatur sa më mirë me pjesën tjetër të grupit.“Pas një pjese të parë të kampionatit që e mbyllëm në mënyrën e duhur kemi ardhur në Turqi ku po stërvitemi në kushte shumë të mira. Kemi vetëm pak ditë këtu dhe duhet të punojmë me profesionalizëm që ta prballojmë ashtu siç duhet pjesën e mbetur të kampionatit. Edhe dy prurjet e reja besoj se do të integrohen shpejt me pjesën tjetër të ekipit”, tha kapiteni i verilindorëve.Shameti, duke iu referuar rritjes në loje dhe në rezultate gjatë fazës së dytë beson se viti 2019 do të flasë për Kukësin, që objektiv të vetëm ka titullin kampion.

“Kishim nevojë për përforcime dhe mendoj që të dyja prurjet e reja na bëjnë punë, pasi e njohin kampionatin tonë dhe janë futbollistë që kanë spikatur në Superiore. Jam i mendimit që ekipi nuk formatohet nga e para dhe sidomos në këtë periudhë kur koha është e pamjaftueshme që të ndërtosh skuadër thuajse nga e para. Javët e mbetura dihet që janë shumë më të forta dhe në këtë pjesë të garës nuk duhet që të gabosh. Ne kemi rikuperuar goxha pikë, kështu që duhet që të vijojmë me serinë e fitoreve. Jam i bindur që edhe 2019 do ta nisim mbarë dhe me fitore”, deklaroi Shameti.